Rritje e frikshme/ 514 të vdekur vetëm në një ditë në Spanjë

Numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit në Spanjë ka shkuar në 2,696, me 514 viktima të reja vetëm në 24 orët e fundit.
Kjo shifër është konfirmuar këtë të martë nga Ministria e Shëndetësisë. Numri i të infektuarve me COVID-19 regjistrohet rreth 40,000, ndërsa konstatohet një rritje me 20% në 24 orët e fundit.
Afërsisht 3,800 njerëz janë shëruar nga koronavirus dhe kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 2,636 të tjerë ndodhen në trajtim intensive. Katalonja dhe Madridi janë dy vendet me numrin më të lartë të rasteve.

Marketing

Ndërkohë, më shumë se 5 mijë punonjës nga stafi shëndetësore janë prekur me COVID-19.