Rritje e kreditimit në muajin shkurt

Depozitat totale në shkurt realizuan rritje mujore dhe vjetore prej 1,1 për qind, gjegjësisht 10,3 për qind, gjatë rritjes së depozitave te të dy sektorët, më i theksuar te sektori i amvisërive, bëri të ditur Banka Popullore. Depozitat totale te sektori i korporatave, në shkurt të vitit 2019, kanë rritje prej 0,8 për qind në bazë mujore, kryesisht nën ndikimin e parave dopozituese dhe të depozitave në valutë të huaj dhe depozitat afatgjate në denarë, në kushte të rënies së depozitave te depozitat afatshkurtra në denarë. Shkalla e rritjes vjetore e depozitave të sektorit të korporatave është 9,5 për qind dhe në pjesën më të madhe, siç theksohet, sqarohet se me rritjen e parave depozituese dhe të depozitave afatshkurtra në valutë të huaj dhe në denarë.

Marketing

Në shkurt, depozitat totale të amvisërive u rritën për 0,8 për qind në nivel mujor, në pjesën më të madhe nën ndikimin e rritjes së parave depozituese (79,9 për qind). Rritja vjetore është 8,8 për qind dhe në pjesën më të madhe del nga rritja e parave depozituese dhe depozitat afatshkurtra në valutë të huaj, në kushte të rritjes, por më i matur dhe të depozitave afatgjate në denarë dhe në valutë të huaj. Pas uljes së zakonshme në janar, kreditë totale shënojnë rritje, që kryesisht del nga kreditimi i rritur i sektorit të korporatave.

“Pas uljes mujore në janar, kreditë totale në shkurt janë rritur për 0,6 për qind, që kryesisht del nga kreditimi i rritur i sektorit të korporatave me pjesëmarrje në rritjen totale kredituese prej 77,2 për qind. Krahasuar në nivel vjetor, rritja e kredive prej 8,2 për qind ka të bëjë me kreditimin e rritur në sektorin “amvisëri” dhe të sektorit të korporatave, me kontribut më të madh të sektorit “amvisëri” me pjesëmarrje prej 56,5 për qind.

Te kreditë totale të amvisërive, në shkurt, është shënuar rritje prej 0,3 për qind në bazë mujore që në tërësi sqarohet me kreditë e rritura në denarë. Shikuar në bazë vjetore, kreditë totale të amvisërive realizuan rritje prej 9,6 për qind. Rritja vjetore në masë të madhe ka të bëjë me kreditë në denarë me pjesëmarrje prej 70,7 për qind. Në shkurt, sipas qëllimit të kredive të miratuara të personave fizikë, te kategoria më e përfaqësuar – kreditë konsumatore, shkalla mujore e rritjes është 1,0 për qind, ndërsa në bazë vjetore kjo kategori shënon rritje prej 11 për qind. Rritje e ngadalësuar është shënuar te kreditë banesore me shkallë të realizuar mujore dhe vjetore të rritjes prej 0,3 për qind, gjegjësisht 13,6 për qind, përderisa te kreditë automobilistike është evidentuar ndryshim i ulur mujor dhe vjetor prej 0,9 për qind dhe 1,1 për qind.

Marketing