Rritje e ndjeshme e numrit të rasteve me virusin korona në Korenë e Jugut

Koreja e Jugut i rriti masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, pasi numri i rasteve të prekura u rrit ndjeshëm për të dytën ditë me radhë.

Marketing

Kryeministri Chung Sye-kyun e cilësoi situatën si “emergjente”.

Dy qytetet jugore Daegu dhe Ceongdo u shpallën “zona të kujdesit special”.

Ushtria po ashtu u izolua, pasi disa pjesëtarë të saj dolën pozitivë.

Të premten, Koreja e Jugut raportoi për 52 raste të reja, ndërsa të enjten për 53.

Ky vend, në total, ka 156 raste me koronavirus, që e bën atë zonën më të prekur jashtë Kinës.

Guterres: Koronavirusi paraqet një situatë shumë të rrezikshme
Koronavirusi, që është një familje e gjerë virusesh, mendohet se e ka origjinën në provincën Hubei të Kinës.

Rastet e para atje janë shfaqur në muajin dhjetor.

Koronavirusi shkakton simptome të ngjashme me pneumoninë.

Shifrat e fundit nga Kina tregojnë për 2,236 njerëz të vdekur dhe mbi 75,000 të infektuar.

Koronavirusi është përhapur edhe në pjesën tjetër të Azisë, Evropë, SHBA dhe Afrikë.

Marketing