Rrjedh aksidentalisht online albumi i Rita Orës

Albumi i dytë i shumëpritur i Rita Ora dhe data e lëshimit aksidentalisht kanë rrjedh në internet.’Phoenix’ pritet të publikohet më 23 nëntorit, ka bërë të ditur faqja e internetit HMV, e cila më pas ka hequr artikullin e botuar, transmeton KosovaPress.Këngëtarja e hitit ‘Girls’ zbuloi së fundmi se albumin e saj më të ri do ta lansojë më vonë këtë vit, pas disa vonesave, për shkak të largimit të saj nga kompania Roc Nation e Jay-Z.Albumi i parë i këngëtares 27-vjeçare ‘Ora” debutoi në vitin 2012.

Marketing
Marketing