‘Rroba tetë euroshe’ që u bë simbol i protestës

“Jeleku i verdhë” që është bërë simbol i protestës franceze për të kundërshtuar shtrenjtimin e karburantit dhe pabarazitë tjera, do të përfundojë në muze si një nga veshjet më efektive në historinë e protestave.

Marketing

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për idenë e përdorimit të “jelekëve të verdhë” në protestë, mirëpo kushdo që e zgjodhi atë, ka zgjedhur një mënyrë të fuqishme, shkruan The Sunday Morning Herald.

Kjo protestë me një teshë që kushton rreth tetë euro, bëri Presidentin francez, Emmanuel Macron, që deklarojë se taksat mbi karburantet nuk do të rriten.

Protestat me “jelekë të verdhë”, tërheqin vëmendjen kudo nëpër ekranet televizive apo rrjetet sociale, qofshin ato paqësore apo të dhunshme. Ngjyra fluroscente e bën atë me të dallueshme se çdo veshje tjetër.

Më e rëndësishmja është se ajo kushton vetëm tetë euro dhe mund të gjendet nëpër çdo cep të qytetit.

Marketing