Rrogat e mjekëve deri në 1600 euro, ja kur do të ndodhë sipas ministrit Filipçe

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se që kur se është në detyrën e ministrit kanë lëvizur gjërat në këtë sferë, duke u rritur sidomos rrogat e punonjësve shëndetësor, përcjellë INA. Ai përmes një deklarate ka thënë se gjatë disa periudha ka ndodhur rritja e rrogave të punonjësve në shëndetësi, ndërsa deri në fund të mandatit, që skadon në dhjetor të 2020, rroga e mjekëve specialist do të jetë 100 mijë denarë (mbi 1600 euro).

“Në shtator të 2018 rroga është rritur për 5% për 19.123 të punësuar në Institucionet Publike Shëndetësore (IPSH). Në janar 2019 është rritur 10% për mjekët specialist, 5% për motrat medicinale dhe 8 % për motrat medicinale që punojnë në Qendrën Klinike. Në shtator 2019 ka pasur rritje plotësuese për 5%. Deri në fund të mandatit mjekët specialist do të marrin 100 mijë denarë”, theksoi ministri Venko Filipçe. Megjithkëtë rritje, po vazhdon fluksi i ikjes së mjekëve drejt vendeve europerëndimore, për shkak të kushteve më të mira për punë

evn