Rrogat në arsim, Zaev : MASH dhe SASHK të gjejnë zgjidhje

Kryeministri Zoran Zaev u bëri apel SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për rritjen e pagave në arsim të vazhdojnë dhe të gjindet zgjidhje e cila do të jetë e pranishme për të dyja palët. Sindikatat, tha Zaevi, duhet të jenë të vetëdijshme se shteti mund të ofrojë vetëm atë që në të vërtetë mund ta japë.

Marketing

“Unë i respektoj të drejtat e punëtorëve, Jam i majtë dhe dua të kemi punëtorë të kënaqur për shkak të kësaj bartës të kënaqur të veprimtarisë, mësues, profesorë, por edhe administrata në arsim mund të nënkuptojë përcjellje të diturisë te fëmijët”, tha Zaevi.

Shtoi se si Qeveri bëjnë përpjekje maksimale të vihet në zgjidhje, sepse, siç tha, “ne mund të ofrojmë atë që në të vërtetë mund ta japim, ndërsa kjo që nuk është tekstualisht është e pamundur”.

Kryeministri potencoi dhe se në arsim pasi kjo Qeveri është në pushtet ka pasur dy rritje prej pesë për qind. Tani, tha, ofruam rritje të re nga prilli i vitit të ardhshëm në lartësi prej 10 për qind.

“Dua të dërgoj mesazh të mirëkuptimit, për shkak se në të vërtetë ne jemi të vetëdijshëm se janë të ulëta pagat edhe në fqinjësi, por definivisht kapacitetet e shtetit janë pikërisht ata. I bëjmë apel SHAK-ut dhe të gjitha sindikatave për arsyeshmëri në negociatat dhe për gjetjen e zgjidhjes. Do ta motivoj ministrin të vazhdojë të bisedojë. Ai është mik me SASHK-un, sepse atje janë mësuesit, arsimtarë dhe profesorët tanë…besoj se do gjindet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme”, tha Zaevi.

Marketing