Rrokulliset autobusi me ushtarë nga Serbia

Një autobus me ushtarë serbë është rrokullisur duke sjellë dhjetëra të lënduar.

Marketing

Autobusi që ishte duke transportuar pjestarët e Ushtrisë së Serbisë është rrokullisur sot tek urta Przar, afër Vranjës, raportojnë mediat serbe.

Deri tek fatkeqësia e trafikut erdhi tek cepi i rrugës, kur autobusi po kthehej nga baza.

Incidenti ka lënë 23 persona të lënduar, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, por që nuk ka viktima.

Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse aktualisht është duke u mbikqyrur gjendja e të lënduarve.

“Telegraf.rs” raporton se fatkeqësia më e madhe është shmangur, marrë parasysh terrenin e rrezikshëm që ka kërkuar 10 automjete të ndihmës emergjente.

Marketing