Rrokulliset furgoni me migrantë, lëndohen 7 persona

Shtatë migrantë kanë marrë lëndime trupore pasi mbrëmë rreth orës 20:50 minuta është rrokullisur furgoni me targa të Manastirit në rrugën Strumicë-Vallandovë, ka njoftuar zëdhënësja e SPB-Strumicë, Hrizantema Randevska.

Marketing

Vozitësi i furgonit menjëherë pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ekspertizë në vendngjarje kanë kryer ekipet e policisë dhe prokurorit publik.

Ndërkohë në nxjerrjen e migrantëve nga furgoni kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit të cilët kanë përdorur mjete speciale hidraulike.

Marketing