Rrokulliset një kamion, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur një aksident që ka ndodhur në fshatin Bjello Pojë të Istogut, sot rreth orës 14:20.

Marketing

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit kamioni është rrokullisur.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

Rugova tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe se sipas ekipit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetën.