Rrotullohet autobusi, del në ‘shesh’ gjysmë toni marihuana

Policët kanë gjetur të paktën gjysmë ton marijuanë të fshehur në dyshemenë e një autobusi turistik që u aksidentua në Ekuador duke lënë 23 vetë të vdekur.

Gati 600 pako me drogë u gjetën nga një qen narkoman në rrënojat e autobusit që u rrëzua të martën pranë Quito.

Drejtori i Policisë Kombëtare kundër drogës, gjenerali Carlos Alulema, u tha gazetarëve se tre autobusë nga Kolumbia ishin ndalur këtë vit dhe rreth 400 kilogramë kokainë e 600 marijuanë u gjetën në rrethana të ngjashme.

Kolumbia tha të mërkurën se 19 nga 23 viktimat ishin qytetarët e saj. Ndërsa autoritetet do të pyesin 22 pasagjerët e plagosur, kryesisht kolumbianë, që të përpiqen të përcaktojnë “kush është përgjegjës” për trafikimin e drogës.

Autobusi u përmbys dhe u përplas me 3 shtëpi pas përplasjes më një automjet.
Një nga dy shoferët, i cili u plagos në aksident, është arrestuar. Aksidentet e trafikut janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në Ekuador, mesatarisht 7 të vdekur dhe 80 të plagosur në ditë.

evn