“Rruga B”: Policia përdorë armët për ta ndalur përleshjen e armatosur, plagoset një i dyshuar dhe një kalimtare

Një përleshje me armë ka ndodhur sot në ora 22:07 në “Rrugën B” në Prishtinë.

Marketing

Sipas informatave të policisë së Kosovës persona të panjohur janë përfshirë në një përleshje ku janë përdorur armët, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e kësaj, patrulla policore është detyruar të ndërhyjë në situatën e krijuar dhe ka përdorur armët.Pas kësaj, një person është plagosur në këmbë dhe të njëjtit iu është ofruar tretman mjekësor dhe është dërguar në QKUK, por gjithashtu dyshohet se edhe një kalimtare e rastit është plagosur po ashtu në këmbë dhe për momentin ndodhet në emergjencë

Ju njoftojmë se rreth orës 22:07 në ‘rrugën B’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë. Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila per momentin gjendet në emergjencë.”, thanë nga policia e Kosovës për lajmi.net.Policia gjithashtu ka konfirmuar se gjendja e të plagosurve është stabile. /

Marketing