Rruga Saraj-Lubin-Rashçe drejt finalizimit (Dokument)

Qyteti I Shkupit dhe Komuna e Sarajit, kanë miratuar vendim për asfaltimin e rrugës alternative Saraj-Lubin-Rashçe. Investimi i përgjithshëm është rreth 4 milion denarë.
Vendimi për këtë projekt kapital ka kaluar dje në Qytetin e Shkupit ndërsa, sot ka kaluar edhe në Këshillin komunal të Komunës së Sarajit.

Marketing

Punimet për finalizimin e asfaltimit të rrugës do të përfundojnë së shpejti, nga NKP “Rrugë dhe Rrugica”.

Në hapjen e kësaj rruge, në fazën e parë të mandatit të kaluar kontribut kanë dhënë biznesmen nga Komuna e Sarajit.

Si pikë e rëndësishme që është miratuar sot në Këshillin komunal është edhe Propozim-Vendim për zvogëlimin dhe plotësimin e taksës komunale.