Zv/Kryeministri Bujar Osmani e ka marrë seriozisht rrugën Shkup – Bllacë, rrugë e cila do të shkurtojë kohën për të shkuar në Kosovë. Ai sot bashkë me projektuesit dhe inxhinierët ka parë nga afër projektin e rrugës e cila do të lidh Maqedoninë me Kosovën, rrugë që deri tani ka qenë e ngarkuar.

“Projekti Shkup- Bllacë, respektivisht autostrada që lidh Maqedoninë me Kosovën, mbetet prioritet i Qeverisë nga i cili përfitojnë qytetarët dhe bizneset. Në terren, së bashku me projektuesit dhe inxhinierët, për të parë aty për aty trasenë e përcaktuar” ka shkruar Osmani.

Ndryshe rruga Shkup – Bllacë do të ndërtohet me gjatësi prej 13 kilometra, vlera e së cilës është 63 milionë euro.