Rrugët e Podgoricës mbushen me flamuj kuq e zi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të hënën do të qëndroi për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku njëkohësisht do të vizitoj edhe Malësinë, Tivarin dhe Ulqinin.

Marketing

Në nder të vizitës së Presidentit të Shqipërisë, në rrugët e Podgoricës janë vendosur flamujt shqiptar të shoqëruar me atë malazez, për të cilët kanë reaguar partitë serbe në Mal të zi.

Meta do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të shtetit si dhe ato të partive shqiptare në Mal të Zi.

Në kuadër të këtij qëndrimi, Meta do të ndalet për vizitë, në Muzeun Etnografik të Malësisë në Tuz, do të vizitojë edhe Katedralen apostolike të Tivarit, kurse në Ulqin do të takohet edhe më përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Meta, kohë më parë bëri vizita në trevat shqiptare në Mal të Zi, në Rozhajë dhe Plavë-Guci.

Marketing