Nën moton “Rrugët janë të ndryshme, qëllimi i njëjtë” qindra qytetar, sot më 1 maj Ditën Ndërkombëtare të Punës, e filluan protestën e tyre para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave.

“Ju ftojmë të gjithëve të marshojmë me dinjitet deri para Kuvendit të Maqedonisë ku do i dorëzojmë 15 kërkesat e sindikatave”, tha në fillim të protestës kryetari i Lidhjes së Sidikatave në Maqedoni, Darko Dimovski.

Lidhja e Sindikatave para Kuvendit do të kërkoj një ligj më të mirë të punës, shfrytëzimin e lejes vjetore për të gjithë punëtorët dhe një marrëveshje më të mirë kolektive të përgjithshme për sektorin privat dhe atë publik. Sindikatat gjithashtu do të thonë se ndalimi për mobing dhe ngritja e moshës së daljes në pension.