Ruçi: Institucionet të zbatojnë Ligjin për gjuhën

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi paralajmëroi se në takim me Presidentin Ivanov do t’i kërkojë që të reflektoj pozitivisht në dekretimin e Ligjit për Gjuhët.

Marketing

Ruçi tha se politika shqiptare është angazhuar mjaftueshëm për avancimin e çështjes së maqedonasve në Shqipëri, dhe se të njëjtën gjë e kërkon edhe nga politika maqedonase për shqiptarët në vendin tonë.

Krye-parlamentari shqiptar Ruçi këto komente i bëri gjatë takimit me homologun e tij Talat Xhaferi, nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë. Ai gjatë qëndrimit të tij u takua edhe me krerët e partive politike shqiptare por edhe me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.