Rudina Dembacaj tregon cila ishte puna e parë që ka bërë dhe sa ishte paguar

23:59 | 23 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Rudina tregoi një detaj nga jeta e saj.

Rudina Dembacaj është aktore dhe moderatore shumë e suksesshme shqiptare, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Dembacaj u përgjigj në pyetjet e shumta të ndjekësve, të cilët donin të dinin rreth jetës profesionale dhe asaj private të saj.

Një ndjekës e pyeti se cila është puna e parë që ajo e ka bërë dhe sa është paguar, ndërsa moderatorja nuk hezitoi fare t’i përgjigjej.

“Rtv Rozafa Shkoder. 100 mije lek te vjetra”, ishte përgjigja e moderatores.

Kujtojmë se moderatorja Rudina Dembacaj është e martuar me ish-deputetin shqiptar Mark Frroku. /Lajmi.net/

Marketing