Në njërën prej tronditjeve më të mëdha në kategorinë e rëndë të boksit, Andy Ruiz Jr e ka mposhtur Anthony Joshuan për tre titujt e botës në kategorinë e rëndë, JBF, WBO dhe WBA, të dielën në mëngjes në Shtetet e Bashkuara.

Në një meç tejet të jashtëzakonshëm në Madison Square Garden në Nju Jork, Ruiz e rrezoi katër herë Joshuan para se gjyqtari ta detyrohej ta ndërpresë meçin, duke e lënë gojëhapur arenën e famshme, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte humbja e parë në karrierë për britanikun Joshua.
Joshua ishte favorit absolut dhe tani iu bashkohet legjendave si Lennox Lewis dhe Mike Tyson, si kampionët dominues që pësuan humbje tronditëse në botën e boksit.

Rënia e Joshuas nisi në rundin e tretë, kur u rrëzua dy herë nga grushtet e shpejta të Ruiz.
Joshua u rrëzua edhe dy herë në rundin e shtatë dhe këtë herë gjyqtari u detyrua ta ndërpresë meçin.