Rumania sot, ndërsa Lituania nesër do ta ratifikojnë Protokollin për NATO

Parlamenti i Rumanisë sot në seancë plenare duhet ta ratifikojë Protokollin për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Marketing

Në seancë do të merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili prej dje qëndron për vizitë pune në Rumani.

Xhaferi nga Bukureshti do të shkojë në Vilnus të Lituanisë, ku nesër do të merr pjesë në ratifikimin e Protokollit edhe në Sejmin lituanez. Është paraparë që kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut të mbajë fjalim para deputetëve të Parlamentit të Lituanisë.

Vendet-anëtare të NATO-s më 6 shkurt e kanë nënshkruar Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve-anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme.

Protokollin deri tani e kanë ratifikuar gjashtë vende anëtare të NATO-s. E para këtë e bëri Greqia, e pas saj edhe Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi. .