Rummenigge: Futbolli do të ndryshojë nga coronavirusi

Virusi i tmerrshëm COVID-19 vazhdon të vret njerëz në të gjithë botën, dhe kjo ka bërë që sporti më të mos jetë aspak i rëndësishëm.

Marketing

Aktivitetet sportive janë ndërprerë, kampionatet vendase dhe kontinentale janë ndalur, dhe ngjarjet më të mëdha në botë, si Euro dhe Lojërat Olimpike, janë planifikuar për verën e ardhshme, kjo pasi njerëzit tash janë duke menduar vetëm për mbijetesën

Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë sepse virusi është akoma duke u mbirë pa mëshirë. UEFA ka vendosur që kampionatet vendase duhet të mbarojnë dhe që kampionët duhet të shpallen ndryshe.

Plani është që kampionatet të përfundojnë deri në fund të qershorit, por afati mund edhe të zhvendoset deri në ditën e fundit të gushtit.

“Askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë na pret dhe si do të ndikojë kjo krizë në futboll në javët, muajt dhe vitet e ardhshme. Pasojat do të jenë të mëdha, është e qartë. Futbolli do të ndryshojë. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të gjitha planet për të blerë lojtarë të rinj në pritje pra mos të marrim asnjë vendim tash” ka thënë legjenda gjermane Karl-Heinz Rummenigge për mediat gjermane, duke shtuar:

“Unë mund të parashikoj një gjë tani. Shuma e kompensimit dhe pagave në Evropë do të ndryshojë në mënyrë drastike dhe do të duhet të rishikohet. Blerja dhe shitja nuk do të jetë më e njejtë”, përfundoi Rummenigge.

Marketing