Rusi, arrestohet serish lideri i opozitës

Në Rusi, udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny, e ndaluan në Moskë, vetëm dy muaj pasi ishte liruar nga burgu. Ai ishte dënuar për organizimin e protestave kundër qeverisë së Presidentit Vladimir Putin.

Marketing

Një zëdhënëse e Navalny-it tha të shtunën se arsyeja e ndalimit të tij nuk ishte e qartë dhe se ai po mbahej në stacionin e policisë në Danilovsky.

Navalny kishte publikuar në blogun e tij të shtunën, se më 9 shtator, në Moskë dhe në qindra qytete të tjera, do të mbaheshin protesta kundër qeverisë. Protestat janë do të mbahen për të kundërshtuar planet e Vladimir Putinin për reformën e pensionit.

9 shtatori është data e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Moskës.

Zëdhënësja e Navalny-it, Kira Yarmysh, tha në një intervistë për radion Ekho Moskvy, se ndalimi i Navalnyt nga autoritetet mund të jetë i lidhur me planet për protestën e shtatorit.
Navalny është përballur disa herë me akuza për aktivitetin e tij opozitar. Në muajin mars atij ju ndalua të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale të vendit, për shkak se ishte ndaluar disa herë më parë.

Marketing