Rusia kërkon që riemërtimi i Maqedonisë të shqyrtohet në KS-në e KB-së

Moska zyrtare konsideron se çështja për riemërtimin e Republikës së Maqedonisë, që vjen pas miratimit të ndryshimeve të Kushtetutës në Parlamentin e Maqedonisë, duhet që të shqyrtohet para Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara.

Marketing

“Qëndrimi i Federatës ruse lidhur me problemin për emrin e shtetit të Maqedonisë mbetet i pandryshuar – një zgjidhje afatgjatë duhet të gjendet pa një presion të jashtëm, imponimin e afateve kohore dhe kushteve nga jashtë dhe mbi bazën e përkrahjes së gjerë publike edhe në Republikën e Maqedonisë edhe në Greqi dhe vetëm në kuadër të ligjit. Ne konsiderojmë se kjo çështje do të duhet që të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurisë të KB-së në pajtim me paragrafin 3 nga Rezoluta 845 e KS të KB-së”, thuhet në njoftimin e MPJ-së ruse.

Marketing