Rusia me shumë pak të prekur, i ofron ndihmë Italisë

Rusia është e gatshme t’i ofrojë Italisë ndihmë në pajisje dhe specialistë për të përballuar epideminë COVID-19. Kështu ka bërë me dije Kremlini, duke iu referuar një telefonate mes Kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Ndërsa Italia figuron sot si vendi më i prekur në botë nga koronavirus, (duke kaluar edhe Kinën për numrin e viktimave), në Rusi situata duket krejtësisht e kontrolluar. Presidenti Putin deklaroi këtë javë se vendi i tij e ka menxhuar përhapjen e koronavirusit dhe se situata është nën kontroll, falë masave të shpejta dhe aggresive që ishin ndërmarr.

Marketing

Numri i rastve të deklaruara në Rusi është shumë i ulët dhe një vend më popullatë 146 milionë banorë numëron vetëm 253 raste të infektuar. Ndërkohë, Luksemburgu me popullsi 628,000 banorë kishte të shtunën 670 të infektuar dhe 8 viktima.

Marketing