Parti, organizata joqeveritare dhe iniciativa qytetare formuan Shtabin e Krizave që do të udhëheq fushatën “Maqedonia bojkoton”. Memorandumin e bashkëpunimit, që nënkupton bojkotimin e referendumit të ardhshëm, e nënshkruan 28 organizata, përcjell Fakte.

Fronti do të kryesohet nga Janko Baçev, udhëheqësi i partisë “Maqedonia e vetme”. Në rrethin e ngushtë të mbështetësve dhe nënshkruesve të dokumentit janë ish-anëtari i shquar i VMRO-DPMNE-së, Filip Petrovski, si dhe ish-presidenti i organizatës së qytetit të LSDM në Shkup, Ljupço Paleski. Baçev në fjalimin e shkurtër paralajmëroi qërim hesapesh pas ndryshimit të pushtetit me të gjithë ata që ishin pjesë e procesit të negociatave dhe nënshkrimit të Marrëveshjes me Greqinë.

Qeveria e re dhe legjitime që vjen do të qëron hesapet me të gjithë tradhtarët kombëtarë. Të jemi gjallë dhe shëndosh dhe të gjithë të bojkotojmë më 30 shtator, të mos dalim në referendum dhe ta shpëtojmë emrin shekullor maqedonas “- deklaroi Janko Baçev, Kryetar i “Maqedonisë së vetme”.

Baçev, një ish punonjës i DSK-së, para disa kohësh partinë e tij e ribrendoi në “Edinstvena Makedonija” sipas partisë së Presidentit rus Vladimir Putin. Ai gjithashtu është ‘politikani’ i cili del në ballë të interesave ruse në vend.

Zaev tashmë bëri të ditur se biznesmenë rusë i kanë financuar protestat e dhunshme para një muaji e gjysmë.