Rusia, rekord të ri me viktima dhe të infektuar nga COVID-19

Rusia ka shënuar shifrën më të lartë ditore të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Marketing

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 41 viktima duke e çuar në 273 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi “Korona”.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 4 069 raste të reja dhe numri total i të infektuarve ka arritur në 32 008. Aktualisht 2 590 persona janë shëruar, përfshirë 286 që nga dita e djeshme.

Rusia ka kryer deri më tani mbi 1,7 milion teste për COVID-19.