Prokuroja Vilma Ruskoska ka paralajmëruar se do të ngrit hetim financiar për gjykatësit të cilët sollën vendim për arrest shtëpiak për ish prokuroren speciale, Katica Janeva.
“Nuk e di kush janë gjykatësit. Pres të marr vendimin, por do të ngrit hetim financiar”, ka thënë sonte Ruskoska.

Janeva pasditen e sotme e ka lëshuar “Shutkën” dhe tanimë është në arrest shtëpiak pasi Gjykata e Apelit solli vendim me të cilën e fuqizoi ankesën e Janevës dhe i caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Janeva është arrestuar si e dyshuar në rastin “Reket” më 21 gusht me çka gjykata i caktoi masën e paraburgimit. Më 3 dhjetor është caktuar seanca e parë gjyqësore për rastin “Reket”.

evn