Ruskoska: Dy prokurorë të PSP-së kanë kërkuar të më takojnë, dëshirojnë të rrëfehen

Prokuroja Vilma Ruskoska në intervistë për emisionin “KOD” ka deklaruar se Katica Janeva nuk ka qenë nën masa hetimi të posaçme dhe se ajo personalisht beson se e njëjta nuk është arratisur nga shteti, sepse këtu ka familjen e saj.

Marketing

Siç sqaroi prokurorja Vilma Ruskoska në intervistë për emisionin “KOD”, dy prokuroret nga PSP-ja kanë kërkuar kontakt me të.

Fillimisht ato kishin pyetur nëse duhet të shkojnë në Prokurori për të dhënë kallëzim.

Ajo mes tjerash ka theksuar se celulari i Katica Janevës është konfiskuar për shkak të hetimit, mirëpo nuk kanë dalur informacione se ajo posedon dhe celular tjetër, ndërsa Ruskoska ka theksuar se deri sa të vërtetohet se ku gjendet edhe celulari i dytë nuk mund të spekulojë për një gjë të tillë.

Incizimet që janë dorëzuar në Prokurori për ndjekje të krimit të organizuar kanë konfirmuar se bisedat midis të shantazhuarit –Kamçev dhe Jovanovskit është edhe një person i tretë në disa nga bisedat, bëhet fjalë për prokuroren Speciale Katica Janeva. Këtë ekskluzivisht për KOD e ka konfirmuar Prokrurorja Ruskoska.

Marketing