Ruskoska: Po të mos hapeshin dyert e Kuvendit nuk do të ndodhte ’27 prilli’

Prokurorja Villma Ruskoska vlerëson se po të mos hapeshin dyert e Kuvendit, nuk do të ndodhte 27 prilli. Në pyetjet e shumta të gazetarëve për vonesën e hetimeve për organizatorët, Ruskoska u arsyetua se duhej të gjenin prova të forta.

Marketing

Ajo shpjegoi se 27 prilli ka qenë i organizuar me përpikëri, duke shfrytëzuar të gjithë resurset partiake dhe shtetërore për të vepruar. Spriro Ristovski dhe Mile Janakievski kanë qenë koordinatorët kryesorë në terren, sipas prokurorisë. Ruskoska tha se prej momentit që ka nisur hetimet për 27 prillin, është zotuar se do ti zbulojë edhe organizatorët.

Ruskoska tha se Nikolla Gruevski u ka bërë thirrje qytetarëve atë ditë që të dalin në protesta nëpërmjet mediave, dhe këtu fillon përgjegjësia e tij, ndërsa pjesa tjetër është pjesë e fshehtësisë së hetimit. Ajo shpreson se Greqia do të pranojë kërkesën për ekstradim të Nikolla Boshkovskit ndërsa do të shqyrtohen mundësitë edhe për ekstradim të Nikolla Gruevskit.

Kryeprokurori Joveski tha se ky hetim i vonuar për organizatorët u bë shkaku i shumë rrethanave por tani ka arritur pika kur ata do të japin llogari. Joveski u arsyetua se nuk i kanë marrë të dyshuarit as në pyetje pasi ende nuk kishin prova të mjaftueshme dhe prandaj kanë pritur deri më tani.

Marketing