Ruskoska: PSP duhet të jetë njësi e veçantë në Prokurorinë Publike

Kryetarja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskoska vlerëson se Prokuroria Speciale Publike duhet të përfshihet si njësi e veçantë në Prokurorinë Themelore Publike.

Marketing

Ruskoska thotë se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë lidhur me PSP-në, është joligjore.

“Ajo çka ka bërë është joligjore. Gjykata e Lartë sipas afatit përcaktues nuk ka të drejtë ligjor të interpretojë ligj ose nen të ligjit. Sipas legjislacionit aktual për këtë është kompetente Komisioni ligjvënës në Kuvend. Gjykata e Lartë mund të merr qëndrim të përgjithshëm vetëm nëse ka zbatim të ndryshëm të një ligji, si për shembull gjykatat të interpretojnë ndryshe një ligj, atëherë Gjykata e Lartë duhet të marrë qëndrim të përgjithshëm se si duhet të procedohet”, deklaroi Ruskoska në emisionin “Peçat na nedela” në “1Tv”.

Marketing