Ruskoska “shkund nga brekët” Prokurorinë Speciale

Villma Ruskovska “ua shkundi brekët” ish-prokurorëve të Prokurorisë Speciale. Dy hetues nga Prokuroria e Krimit të Organizuar, ku ajo është shefe, kontrolluan dokumentacionin financiar dhe pagesën e shpërblimeve të prokurorëve special, e cila arrin në dhjetëra mijëra euro. Hetuesit e Ruskovskës grumbulluan dokumente për të përcaktuar, nëse ka pasur abuzime në pagimin e shpërblimeve për stafin e Prokurorisë Speciale.Po merret vetëm dokumentacioni financiar. Bëhet fjalë për një parahetim, i hapur pas një informacioni të pranuar, pasi u publikua shuma e shtesave për publikun. Nëse konstatohet se ekziston një bazë për vepër penale, do të hapet një hetim për shpërblimet e PSP-së- tha Ljubomir Jovevski, Prokuror i Shtetit.

Marketing

Përmes platformës në internet të Ministrisë së Financave të quajtur “Financat e Hapura”, u zbuluan shtesa të larta parash. Prokurorët special i morën ato, si kompensim për të mbajtur sekretet, që i mësojnë nga hetimet e ndryshme. Këto shtesa ishin edhe më të larta se paga bazë që e morën. Pra, baza tregoi se nga themelimi deri në shpërbërjen e PSP-së, shpërblimin më të madh e mori ish-shefja e PSP-së, Katica Janeva. Bëhet fjalë për 157 mijë euro. Zëvëndësja e saj e atëhershme, Elizabeta Josifovska, mori 107,000 euro për diskrecion dhe konfidencialitet. Lile Stefanova, Fatime Fetai, Burim Rustemi, Gavril Bubevski, Trajçe Pelivanov dhe Lençe Ristovska morën midis 80 dhe 93,000 euro, shtesë nga paga e tyre. Por, përveç prokurorëve special, shpërblime kanë marrë edhe punonjës tjerë të PSP-së, të cilët ishin të përfshirë në raste, kur procesoheshin biseda të përgjuara. Në nenin 14 të ligjit të PSP-së, thuhet se prokurorët specialë kanë të drejtë në një shtesë të tillë, por nuk specifikon sa është shuma, që mund të përfshihet. PSP kishte një buxhet të përgjithshëm prej rreth 3.7 milion euro në vit. Për mandatin katër vjeçar, Katica Janeva përgatiti raporte, për punën e saj, por kurrë nuk raportoi sesi ishin shpenzuar paratë dhe sa paga dhe shtesa ishin paguar.

Marketing