Ruskoska: Zaevi nuk përmendet në dëshminë e Kamçevit

– As kryeministri Zoran Zaev, e as politikanë të tjerë nuk përmenden në dëshminë e Jordan Kamçevit, tha sot prokurorja Vilma Ruskoska pas seancës së Këshillit të Prokurorëve Publik në të cilin u debatua për shefen e PSP-së, Katica Janeva, e cila dyshohet dhe gjendet në paraburgim për rastin “Reket”.

Marketing

“Jo, aspak nuk janë përmendur. Bëhet fjalë për dezinformim prej mediave të caktuara. Zaev është përmendur vetëm në pjesën ku ka thënë Jordan Kamçev se e ka paraqitur te ai”, theksoi Ruskoska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Edhe njëherë ishte e përpiktë se asnjë politikan tjetër nuk është përmendur në dëshminë e Kamçevit.

Ajo tha se ende nuk kanë konfirmuar si ka arritur në opinion një pjesë e dëshmisë të Kamçevit.

Në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik, Ruskoska i ka prezantuar dëshmitë për rastin “Reket”, si dhe dëshmitë nga dëshmitarët të cilët deri tani i ka mbledhur Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Marketing