Ruskovska hyri në Qeveri, heton për softuerin e Rashkovskit

Prokurorët e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë filluar të grumbullojnë të dhëna për softuerin të cilin e ka blerë ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Marketing

Shefja e Prokurorisë, Villma Ruskovska ka dhënë disa urdhra për procedurën parahetimore, kështu që nga Sekretariati i përgjithshëm, për dy javë duhet t’i dorëzojnë dokumentet që do t’i kërkojnë hetuesit.

“Kam nënshkruar disa urdhra që të grumbullohet dokumentacion nga Qeveria dhe nga institucionet e tjera. Dje u formua lëndë. Është herët të tregohet se çfarë vepre penale është në pyetje. Nuk është problem që Rashkovski nuk është këtu, ne kemi aktivitete të tjera të cilat duhet t’i përfundojmë, është herët tani”, tha Ruskovska për TV24.

Marketing