Ruskovska i është paraqitur Mickoskit, nuk e përjashton mundësinë të thirret në Prokurori

Prokurorja Vilma Ruskovska në intervistën e mbrëmshme në TV 24 tha se nuk e përjashton mundësinë që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski të thirret në Prokurori për rastin “Reket”.

Marketing

Theksoi se para se Mickovski të paraqesë dokumente për të cilat pohon se janë nga hetimi i “Reket”, ajo i është paraqitur në telefon.

“Para se të luaj me ato punë e kam kërkuar në telefon pasi kishte deklaruar se askush nuk e ka thirrur në Prokurorinë Publike Themelore, ndërsa ai di edhe për raste të tjera. E pyeta se për cilat raste ka njohuri, tha se këtë nuk e ka thënë. E pyeta nëse ka njohuri për persona të tjerë prej të cilëve janë kërkuar para. Unë jam e sigurt se nuk do të dëshirojë të ndihmojë, por nuk e përjashtoj mundësinë të thirret”, tha Ruskovska.

Lidhur me thirrjen e Frosina Tashevska – Remenski në gjykatë dhe zbulimin e shumave të dërguara përmes mesazheve në viber, prokurorja potencon se hetimi është duke vijuar akoma dhe nuk mund të flasë për detaje.

“Në fazë të hetimit nuk mund të flas më detajisht. Aspak nuk kam thënë se ekzistojnë disa shifra. Bashkëshorti i Remenskit punon në ASK nuk është në MPB. Ai nuk është thirrur, ndërsa nëse do të thirret do të varet prej rrethanave të tjera. Nuk e përjashtoj mundësinë të thirren persona të tjerë”, tha Ruskovska.

Në pyetjen se si është vlerësuar se për të tjerët nuk është kërkuar paraburgim, ajo deklaroi se paraburgim është kërkuar vetëm për një të dyshuar, por gjykata e ka refuzuar propozimin dhe i ka caktuar arrest shtëpie.

Marketing