Ruskovska: Nuk do të kërkojë që policia të ndjek Veljanovkin dhe Dimovskin

Kryetarja e Prokurorisë për krim të organizuar, Vilma Ruskovska, nuk do të kërkojë që policia të ndjek Trajko Veljanovkin dhe Ljupço Dimovskin, të cilëve Kuvendi nuk ua mori imunitetin e deputetit.

“Nëse ata largohen nga Kuvendi, le të mendojnë”, tha Ruskovska për televizionin “Telma”.

Ajo nuk dëshiron të komentojë mbi procedurat e deputetëve, as të thotë paraprakisht nëse ky rezultat mund të ndikojë në hetimet e prokurorisë që po kryen për organizatorët e “27 prillit” dhe për abuzimet në bujqësi.

Hetimet do të vazhdojnë për faktin se këta të dy tani për tani janë të dyshuar, u mbetet që të mbrohen në liri. Prokuroria mund të kërkojë paraburgim edhe nëse ngrit akuza, pas së cilës do të përsëritet e gjithë procedura për imunitetin, por për momentin prokurorja nuk i zbulon hapat e ardhshëm.

Për mundësinë që të kërkohet përsëri marrja e imunitetit të deputetit, kryetari i Penales, Ivan Xholev tha se do t’i rishikojnë të gjitha mundësitë.

evn