Ruskovska: Pajtimin kombëtarë nuk e kuptoj si amnisti

Prokurorja Villma Ruskovska vlerëson se ideja për pajtim kombëtar nuk mund të kuptohet si amnisti për kryerisit e veprave penale në rastin e “27 Prillit”.

Marketing

“Propozim ligji për amnisti nuk ndikon në procesin gjyqësor. Amnisti është vetëm se një vendim politik, ndërsa gjyqësori vetëm se e zbaton ligjin e miratuar. Pajtimi kombëtar nuk e kuptoi si amnisti”, ka thënë në një paraqitje televizive në Tv Telma, prokurorja Villma Ruskovska.

Ajo potencon, se askush nga lënda e “27 Prillit” nuk është i akuzuar për terrorizëm.

“Veprat me për të cilat akuzohen të akuzuarit e 27 Prillit janë të natyrave të ndryshme, kjo nuk është vepër më e rëndë se terrorizmi. Askund në padin penale nuk përmendet fjala terrorizëm dhe akt terroristë”, thekson ajo.

Ndoshta ndonjëherë, shtoj mëtej ajo, do të ftohet si dëshmitarë Nikolla Gruevski, ndërsa për momentin kam vlerësuar se nuk duhet të ftohet.

“Nëse ka lidhëshmëri të ish-kryeparlamentarit Trajko veljanovski me ngjarjet atëherë edhe ai do të jetë i akuzuar”, nënvizoi Rusokovska.

Marketing