Ruskovska: Vazhdojnë hetimet për rastin “Zhvatja”

Prokurorja Villma Ruskovska ka deklaruar se janë duke vazhduar hetimet rreth zhvatjes së biznesmenëve. Ajo ka folur për Deutsche Welle për aferën Zhvatja, ku deri tash janë paraburgosur Zoran Milevski dhe Bojan Jovanovski.

Marketing

“Kemi njohuri edhe për raste tjera, por nuk mund të ju them se për sa njerëz bëhet fjalë. Ato kanë dhënë deklarata në prokurori dhe jemi në proces të mbledhjes së fakteve për të vërtetuar të thënat e tyre” tha Ruskoska, prokurore në Prokurorinë Themelore Publike. Ajo ka konfirmuar se afaristët në fjalë kanë thënë se janë shantazhuar nga personat që po hetohen.

Marketing