Rustemi: “Bechtel & Enca-rrumbullakon Koridorrin 8

Dje pas dite Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit të tetë të infrastrukturës. Ky korridor lidh linjën perëndim – lindje. . I ftuar në programin e mëngjesit Happy Day ishte Drejtori i përgjithshëm i NP “Rrugët Shtetërore” në Maqedoninë e Veriut Ejup Rustemi , ai vlerësoi se në këtë mënyrë shihet se puna e realizimit të këtij projekti po konkretizohet, së shpejti Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të formoj një komitet për të filluar bisedimet ku në fund do të jetë edhe kontrata nëpërmjet së cilës do të realizohen punimet në ndërtimin e këtij korridori.

Marketing

Drejtori i Përgjithshëm i NP “Rrugët Shtetërore” të Maqedoninë së Veriut Ejup Rustemi duke folur për shkaqet që kanë penguar fillimin e këtij projekti, njoftoi se një ndër arsyet e këtyre vonesave është projektimi dhe ndërtimi i projektit.

EJUP RUSTEMI – DREJTORI I PËRGJITHSHËM I NP “RRUGËT SHTETËRORE”

“Dhe kjo metodë e re, e cila është metoda nëpërmjet të së cilës bëhet projektimi dhe ndërtimi njëkohësisht, për këtë arsye edhe koncepti I këtij ligji I cili u miratua dje respektivisht Parlamentin e RMV-së është ndërtimi nëpërmjet kësaj metode të re ku është projektim dhe ndërtim.

Kur bëhet fjala për korridorin e tetë kohë më parë pati pakënaqësi si dhe protesta nga ana e banorëve të Kërçovës për shkak se autostrada ishte parashikuar të kalojë përmes fshatit Dragomisht, sipas Rustemit ky problem është tejkaluar.

EJUP RUSTEMI – DREJTORI I PËRGJITHSHËM I NP “RRUGËT SHTETËRORE”

“Do të respektojmë të gjitha vëretjet e qytetarëve të fshatit Dragomisht dhe nga këtu dëshiroj që të apeloj, tu them qytetarëve që të jenë të qetë se nuk do të jetë trasa aty ku ishte prat rasa do të shkoj në një variant tjetër në bashkëpunim me qytetarët e atij fshati ne do ta përcaktojmë trasën e cila nuk do të pengoj qytetarët në atë pjesë”.

Çështja tjetër e cila shqetëson banorët e anës së Tetovës konkretisht të fshatiti Sedllarcë është pakënqësia e tyre me pagesën rrugore për tre kilometra deri në Tetotë e ku ata paguajnë një çmim të njejtë si ata që e shfrytëzojnë rrugën Tetovë Gostivar që zgjat 20 e ca kilometra, sipas Rustemit së shpejti do të gjindet një mundësi alternative.

“Unë besoj se me ndërtimin dhe me marrëveshjen që e kemi me Bechtel –in do të gjejmë një mundësi tjetër që rruga alternative të cilët e shfrytëzojnë ata dhe ata kanë një rrugë alternative që e shfrytëzojnë nëpërmjet fshatit Kamjan- Pallçisht- Reçicë dhe vin në Tetovë mund ta shfrytëzojnë atë rrugë regjionale, të shohim që të gjejmë një zgjidhje për një rrugë alternative që do të jetë shumë më e shkurtër të cilët nuk do ta shfrytëzojnë autostradën do ta shfrytëzojnë rrugën ragjionale shuëm më të shkurtër për tu kyçur në Tetovë. “

Rustemi mes tjerash veçoi edhe aksin rrugor për të cilin është diskutuar prej vitesh, rrugën Shkup- Bllacë në kufi me Kosovën, sipas tij deri në fund të Shtatorit do të jetë gati pjesa e dytë e projektit e cila përfshin dhjetë kilometra të kësaj autostrade, ku janë siguruar mjetet e financimit nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rikonstruim ku më pas do të fillojnë procedurat për zgjedhjen e kompanisë për realizimin e projektit.