Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetrore Ejup Rustemi dhe Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, u takuan me banorët e fshatit Drogomisht i Vogël, pas kërkesës së tyre për ndryshimin e projektit të autostradës Kërçovë-Gostivar që sipas projektit duhet të kalojë mbi varrezat e fshatit Drogomisht i Madh dhe do të ndajë në dyshë fshatin Drogomisht i Vogël. Ata shprehën gadishmërinë që të marrin parasysh vërejtjet e banorëve vendor duke shqyrtuar në hollësi aspektin profesional të zgjidhjes racionale.

‘Argumentet tona i bazuam konformë kërkesave të banorëve të cilat janë parësore në punën tonë. Vërejtjet e tyre dhe arsyetimet e Sektorit të urbanizimit pranë Komunës së Kërçovës janë bazike për gjetjen e zgjidhjes më të mirë dhe plotësimin e kërkesave të qytetarëve të kësaj ane në jetësimin e autostradës Kërçovë – Gostivar.
Takimi i sotëm u përqëndrua që projekti në fjalë të mos i dëmtojë varrezat e fshatit dhe shtëpitë ku është planifikuar ngritja e autostradës, por e njëjta të zhvendoset në hapsirat ku nuk do të cënojë objektet e banimit, si dhe varrezat e të dy fahatrave. ( Drogomisht i Madh dhe Drogomisht i Vogël )- thotë Dehari .