Rustemi: Intesivisht punohet për 2 km e para të autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa po bëhet plani edhe për 10 km tjera

Drejtori i NP Rrugët shtetërore Ejup Rustemi në Click plus ka deklaruar se po punohet intensivisht në autostradën Shkup-Bllacë.

Marketing

“Për 2 kilometrat e parë është duke u punuar intensivisht. Por njëkohësisht edhe punohet për pjesën tjetër të projektimit është duke u punuar”, tha drejtori i NP Rrugët shtetërore Ejup Rustemi.

Ndërsa analisti politik Arben Ratkoceri deklaroi se shumë vite për pritur ndërtimi i kësaj rruge 12 km.

“Nuk jemi të aftë ta ndërtojmë një rrugë 12 km”, tha Ratkoceri.

Ndër tjerash Rustemi shtoi se janë ndarë 400 milion euro për ndërtimin e rrugëve për vitin 2021.