Rustemi: “Ne ofrojm një lidhje moderne dhe të sigurt në rajonin Lindor përmes ndërtimit të autostradës Shtip-Koçan”

“Me ndërtimin e rrugës së re ekspres A3 Shtip-Koçan me një gjatësi totale prej 28 km ne ofrojmë një lidhje moderne dhe të sigurt me rajonin Lindor. Siç e dini, ndërtimi është i ndarë në dy faza: Shtip – Krupishtë në gjatësi prej 14.30 km e cila ka përfunduar në vitin 2020 dhe Krupishtë – Koçan në gjatësi prej 13.75 km. Për fazën e dytë, të cilën tani jemi duke inspektuar punimet e ndërtimit, ne kemi ndarë fonde në vlerë prej 18.25 milion euro të siguruara nga BERZH.

Marketing

Sot, së bashku me Ministrin Boçvarski dhe kryetarët e komunave të Shtipit, Koçanit, Çeshinovë-Obleshevë dhe Karbincë, ne inspektuam punimet ndërtimore në vendin ku po ndërtohet një urë mbi lumin Zletovë e cila është një nga katër (4) urat e planifikuara. Gjithashtu është planifikuar ndërtimi i dy kryqëzimeve (kryqëzimi i Koçanit dhe kryqëzimi Spançevës), dy nënkalime dhe tre mbikalime.

Ndërtimi i rrugës do të jetë me cilësi të lartë, gjerësia totale e rrugës ekspres është 11.4 metra, me dy korsi trafiku me gjatësi 3.5 metra, dy korsi për ndalje të detyruar prej 2 metrash dhe dy korsi bordure prej 0.20 metra. Që do të thotë se kjo rrugë do të ketë katër korsi, dy korsi për qarkullim dhe dy korsi për ndalje.

Shpejtësia maksimale në të ardhmen në rrugëm ekspres ndërmjet Shtipit dhe Koçanit do të jetë 110 kilometra në orë. Vlera e planifikuar e projektit është rreth 40 milion euro” Ejup Rustemi drejtor i Ndërrmarjes publike për rrugë shtetërore.

Linku i deklaratës : https://www.youtube.com/watch?v=kIWojf_7y6Q

Marketing