Rustemi: Pres që deri në fund të vitit 2025 të përfundojë ndërtimi i korridorit 8

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi thotë se sivjet do të fillojë ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10, ndërsa çmimi do të vërtetohet gjatë periudhës në vijim.

Marketing

“Për ne, më e rëndësishme është ndërtimi cilësor, rrugë cilësore që i përmbushin standardet, dhe më e rëndësishme është projektimi dhe ndërtimi të shkojnë menjëherë. Pres që deri në fund të vitit 2025 të kemi autostradë ku do të mund të shkojmë nga Shkupi në Qafëthanë dhe Ohër dhe nga Prilepi në Manastir”, tha Rustemi.

Rustemi thotë se Komiteti do të dakordoeht për detajet, por NP “Rrugët e Maqedonisë” si investotore do të ketë rol kyç.

“Ne si investitorë, edhe sipas ligjit mbajmë përgjegjësi, por ne do të angazhojmë edhe mbikëqyrje”, tha Rustemi.

Marketing