“Ryanair” anulon 190 fluturime në Evropë

Kompania ajrore “Ryanair” njoftoi sot anulimin e 190 fluturimeve për shkak të një greve që do të zhvillohet të premten nga personeli i kabinës në gjashtë vende europiane, ose 8% e fluturimeve të tij të parashikuara sot.

Marketing

“Ryanair kërkon falje tek 30 000 klientët (në 450 000) që do të preken nga këto turbullime të pajustifikuara të premten më 28 shtator”, shpjegoi në një komunikatë kompania irlandeze.

“Ryanair” e hodhi përgjegjësinë e këtyre anulimeve mbi “një grup të vogël personeli të kabinës në Spanjë, Belgjikë, Holandë, Portugali, Itali dhe Gjermani”.

Marketing