Sa çifte u shkurorëzuan në Kosovë gjatë vitit 2017?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2017.

Marketing

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2017 janë raportuar të shkurorëzuar 1072 çifte-bashkëshorte.

Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare ishin 97.5%, serbe 0.3%, turke 0.2%, boshnjake 0.6%, rome, ashkali dhe egjiptiane 0.7% dhe të tjerë 0.7%.

Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 84.0%, serbe 0.5%, turke 0.2%, boshnjake 0.8%, rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.8% dhe të tjerë 13.7%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i parë me 13.4%, viti i dytë me 13.2% dhe me më pak se një vit 9.6 % e të shkurorëzuarve.

“Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 230 shkurorëzime, ose 21.5 %, kurse te meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 228, ose 21.3%”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 332, ose 31.0%, kurse e meshkujve 390, ose 36.4%.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 68.9%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 11.2 % dhe me tre fëmijë me 9.1%

Marketing