Sa është e vërtetë që dalja me flokë të lagura sjell grip?

Ethet e tepërta dhe besimi që injektimi u jep njerëzve gripin janë ndër mitet më të zakonshme të sëmundjes.

Një sondazh i bërë në Britaninë e Madhe me dy mijë persona të rritur ka zbuluar se 20 për qind e popullsisë frikësohen nga gripi pas injektimit vjetor që marrin.

Dhe si pasojë e këtij besim të rremë, “vetëm 37 për qind e britanikëve planifikojnë të vaksinohen kundër viruseve këtë vit”.

10 për qind e njerëzve mendojnë se dalja jashtë në të ftohtë, e sidomos me flokë të lagur, mund t’ju bëjë të sëmureni. Por, sipas farmacistit Jane Devenish, ky pretendim është i gabuar.
“Kjo praktikë nuk iu jep grip. E vetmja mënyrë për t’u sëmurë nga gripi është ekspozimi në pikë të dimrit”.

Studimi ka zbuluar se britanikët përdorin dy metoda për të shmangur gripin: konsumimin e vitaminës C dhe një uiski të ngrohtë me mjaltë e limon.