Sa paguhen aktorët e “Game of Thrones”, zbulohen rrogat

“Game of Thrones” është në hapat e fundit drejt finishit dhe ka ndryshuar shumë që nga debutimi në vitin 2011.

Marketing

Aktorët, shumë prej të cilëve ende të mitur në fillime, janë rritur bashkë me serialin. Dhe ashtu sikurse janë shprehur vetë protagonistët, askush nuk e priste një sukses të tillë.
Që prej momentit që seriali filloi të korrë suksese, janë rritur ndjeshëm edhe financat, por edhe pagat e aktorëve, që kanë kapur majat në episodin e fundit.

Më poshtë po ju sjellim pagat e aktorëve të “Game of Thrones”, për çdo episod të serialit, që është në sezonin e tetë dhe final.

Maisie Williams (Arya Stark) – 175.000 dollarë për episod
Sophie Turner (Sansa Stark) – 175.000 dollarë për episod
Nikolaj Coster-Waldau (Jaime Lannister) – 500.000 dollarë për episod

Peter Dinklage (Tyrion Lannister) – 500.000 dollarë për episod

Lena Headey (Cersei Lannister) – 500.000 dollarë për episod
Isaac Hempstead Wright (Bran Stark) – 175.000 dollarë për episod

Kit Harington (Jon Snow) – 500.000 dollarë për episod
Emilia Clarke (Daenerys Targaryen) – 500.000 dollarë për episod