Sabahudin Zendeli ushtrues detyre i Muftinisë së Gostivarit

Sot, më 27 nëntor 2020, në hapësirat e Myftinisë së BFI Gostivar, në prezencë të përfaqësuesve të Rijasetit të BFI në RMV, bazuar në propozimin e operativës së Muftinisë së BFI Gostivar, të cilët unanimisht propozuan emërimin e një ushtruesi të detyrës së Muftiut, u soll vendimi i Rijasetit që H. Sabahudin ef. Zendeli, referent fetaro-arsimor i Muftinisë së BFI-Gostivar, autorizohet që të ushtrojë detyrën Mufti i Muftinisë së BFI Gostivar, njofton Gostivari Sot

Marketing

Ushtruesi i ri i detyrës së Muftiut, H. Sabahudin ef. Zendeli, sot, solemnisht, në Xhaminë e Sahatit – Xhamia Qendrore e Gostivarit – e mbajti hutben e Xhumasë.

Muftinia e BFI Gostivar, i uron ushtruesit të ri të detyrës Mufti, Prof. Sabahudin ef. Zendelit, suksese në detyrën e re, mbarësi dhe mbi të gjitha shëndet!