Është një nga këngëtarët që për dekada me radhë i qëndron besnik këngës shqipe dhe adhuruesve të tij.

Kush tjetër përveç Sabri Fejzullahut, krijuesit të dhjetëra hiteve të pavdekshme.

Ai ende vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore, e një të ri ka publikuar sot.

Kësaj radhe artisti vjen në bashkëpunim me Hekin, derisa kënga mbanë titullin “Dy Zemra”, që tashmë është në kanalin Youtube.