Sadiku drejt largimit nga “Levante”

Armando Sadiku mund të largohet nga klubi spanjoll i “Levantes”. Sulmuesi kombëtares shqiptare ka rreth 6 muaj që qëndron larg fushës për shkak të një dëmtimi, disa klube europiane kanë shfaqur interes për të. Fillimisht kanë qenë zviceranët e “Luganos”, që kanë shprehur interes për ta rikthyer shqiptarin në klub në formë huazimi. Armando Sadiku ka qenë edhe më parë pjesë e klubit zviceran. Por në skenë kanë dalë edhe 2 klube të tjera. Bëhet fjalë për kryesuesit e Ligës së Dytë spanjollë, “Granada”, dhe një ekip holandez. Emri i skuadrës holandeze nuk është bërë i ditur për momentin, gjithsesi mbetet një alternativë e mirë për sulmuesin. Largimi i Sadikut në muajin janar duket i pashmangshëm, teksa 27-vjeçari është duke shqyrtuar ofertat.

Marketing
Marketing