Sadiku e Balaj e kthejnë Shqipërinë te fitorja

Shqipëria ka marrë tri pikë në udhëtim te Andorra, duke triumfuar 0-3.

Marketing

Pas humbjes 0-2 nga Turqia, Shqipëria ka reaguar për t’i marrë pikët e plota në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2020, raporton Gazeta Express.

Kuqezinjtë e mposhtën në udhëtim Andorrën me rezultat 3-0.
Golin e parë e shënoi sulmuesi, Armando Sadiku, në minutën e 21’, kurse për 2-0 realizoi sulmuesi tjetër, Bekim Balaj, në minutën e 88’. Para se gjithçka të mbyllet, realizoi Amir Abrashi, në minutën e 96’. Për 3-0.

Me këtë fitore, Shqipëria ka shkuar në kuotën e 3 pikëve në Grupin H, aty ku prijnë Franca me Turqinë me nga gjashtë pikë.

Marketing